Ngjarjet e ditës: 19 tetor 2022

08:30
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, pret në takim zv.ndihmës-sekretarin e Shtetit të ShBA-së, njëherësh i dërguar amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar. Pas takimit do të kenë deklaratë për medie. (Zyra e Presidentes).
08:30
Kryesuesi i Këshillit Gjyqësor, Albert Zogaj, dhe drejtoresha e MCC-së, Alice Albright, bëjnë lansimin e Platformës së të Dhënave Online (ODP) dhe Mekanizmit për Përcjelljen e Lëndëve (CTM). (KGjK, rr. “Luan Haradinaj”).
09:00
Shoqatat sindikale të shërbyesve civilë të institucioneve qendrore mbajnë diskutim publik lidhur me tri projektligje – për Zyrtarët Civilë, atë për Paga dhe për KPMShCK-në. (Ish-ndërtesa e “Rilindjes”).
10:00
Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere shqyrton raportin financiar të RTK-së për periudhën korrik-shtator 2022 si dhe kërkesën për ndarje buxhetore për periudhën tetor-dhjetor 2022. Gjithashtu shqyrton kërkesën buxhetore të Kuvendit për periudhën 2023. (Ndërtesa e Kuvendit, C203)
10:00
Congress and Event Organization (CEO) organizon panairin AGROKOS 2022. (Pallati i Rinisë, Prishtinë)
12:00
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) mban konferencë për medie. (Në oborrin e Kuvendit).

Back to top button