Publikohet kënga “Tash jemi një”, Besiana: Vargje të ndjera nga zemra

Këngëtarja Besiana Behluli ka publikuar sonte projektin e ri muzikor.
Këngën e titulluar “Tash jemi një”, ajo për herë të parë e këndoi në hapjen e dasmës së vëllait të saj.
Edhe videoklipi është me pamje të dasmës, që është komentuar shumë së fundmi.

“Vargje të ndjera nga zemra, të kushtuara ndjenjës më të bukur Dashurisë. Frymëzimi i këngës janë vllau jem i dashtun Arbëri dhe nusja e tij e bukur Erza që i dua shumë. Besoj që në këtë këngë do ta shoh veten çdo çift i ri që fillon rrugëtimin më të rëndësishëm dhe më të ëmbël në jetë ‘Martesën’ e do të dëgjohet në çdo ceremoni të tillë”, ka shkruar Besiana në Instagram për këngën e re./21Media


 

Back to top button