Ngjarjet e ditës 30 nëntor
09:00
Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD), gjegjësisht Akademia Diplomatike në bashkëpunim me Akademinë Kosovare për Siguri Publike, organizon ceremoninë hapëse të kursit dyjavor të sigurisë publike me pjesëmarrës nga 12 shtete të botës. Merr pjesë kryeministri i Albin Kurti. (Akademia Kosovare për Siguri Publike, Vushtrri)
09:00
Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere shqyrton Projektligjin për dërgimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës jashtë vendit. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C203)
10:00
Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, raporton në Komisioni për Punë të Jashtme dhe Diasporë. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303)
10:00
Kryeshefit ekzekutiv i Inspektoratit Policor të Kosovës, Kushtrim Hodaj, raporton në Komisionin për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302)
10:00
Mbahet ceremonia e inaugurimit mbi zgjerimin e kapaciteteve përpunuese dhe ambalazhuese të “Grasep”. (Sllatinë e Epërm, Viti)
11:00
Kryesia e Kuvendit mban mbledhjen e radhës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C301)
11:00
Zëvendëskryeministër i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog, Besnik Bislimi, raporton në Komisionin për Integrim Evropian. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 302)
12:00
Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti shqyrton Projektligjin për tregti me jashtë. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 10)
13:00
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, në kuadër të kampanjës “16 ditët e aktizmit kundër dhunës me bazë gjinore” gjatë ditës së nesërme, do të zhvillojë vizitën e saj në strehimoren e Ferizajt për të vazhduar nga ora 15:00 me vizitë në strehimoren në Gjilan ( Në Ferizaj e Gjilan)
17:00
Demokraci për Zhvillim (D4D) organizon Sallonin e së Martës me temën “E vërteta pas numrit të ulët të grave në subjekte politike: Adresim i menjëhershëm apo tjekalim?” (Dit’ e Nat’, Prishtinë).