Ngjarjet e ditës: 4 nëntor 2022

08:30
Mbahet Sesioni i dytë i punës i Komisionit Parlamentar për Stabilizim Asocim BE-Kosovë. (Ndërtesa e Kuvendit)
09:00
Komisioni Ad-Hoc për Reformën Zgjedhore në Kosovë bën caktimin e punëtorisë së radhës së Komisionit. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303)
09:40
Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGjK) mban mbledhjen e radhës. (Objekti i KGjK-së)
10:00
Instituti Riinvest organizon diskutimin me temën “Strategjia e energjisë e Republikës së Kosovës”, në kuadër të serisë së debateve “Green Talks”. (Riinvest, “Lidhja e Prizrenit”, Prishtinë)
10:00
Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me menaxhimin e krizës energjetike nga Qeveria e Republikës së Kosovës interviston Ymer Fejzullahu, Kryesues i Bordit/Zyra e Rregullatorit per Energji dhe Sylejman Hajdini, ish-drejtor Menaxhues-Kosova Thëngjill sh.a. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10)
10:30
Sindikata e Policisë së Kosovës organizon lojërat sportive në nderim të policëve të rënë në kryerje të detyrës. (Fshati Radavc, Pejë)
11:00
Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit bën shqyrtimin e raporteve të Komisioneve kryesore për Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Noterinë. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204)
14:00
Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere shqyrton Projektligjin mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2023. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C203)

Back to top button