Akil Gjakova e mundi kundërshtarin për 16 sekonda

Xhudisti nga Kosova, Akil Gjakova iu kanë dashur vetëm 16 sekonda për ta mundur kundërshtarin e tij, Ahmed Ayash nga Jemeni në Lojërat Olimpike “Tokyo 2020”.
Akili në momentin që ka filluar e ka rrëzuar kundërshtarin duke e mundur me Ippon.
Akil Gjakova është pretendent për të fituar medalje, pasi ka arritur të ketë suksese të mëdha në lojërat ndërkombëtare, duke marrë edhe disa medalje.
Kampioni i Evropës është duke garuar në kategorinë deri në 73 kg të xhudos.

Back to top button