Ngjarjet e fundit nga Ukraina

Kanë kaluar 80 ditë që nga fillimi i luftës së Rusisë në Ukrainë dhe ministri i jashtëm rus, Sergei Lavrov tha se është e vështirë të parashikohet se sa do të zgjasë lufta.
Por, më herët, në një intervistë në Sky News, një zyrtar i inteligjencës ukrainase parashikoi se do të përfundonte deri në fund të vitit me një pikë kthese që do të shfaqej nga mesi i gushtit.
Në një fitore për Ukrainën, trupat ruse janë detyruar me forcë të kthehen nga qyteti i Kharkivit pranë kufirit rus, me kryebashkiakun rajonal që i tha BBC-së se beteja është fituar.
Grupi i G7 i vendeve të fuqishme informoi nuk do të njohin kurrë kufijtë e rivizatuar nga veprimet ushtarake ruse, pas një takimi shumë-ditor në Gjermani.
Presidenti i Finlandës, Sauli Niinistö i telefonoi Vladimir Putinit për t’i thënë atij qartë se vendi i tij do të aplikonte për anëtarësim në NATO brenda disa ditësh – diçka që Putin paralajmëroi se do të ishte gabim.
Senatorët republikanë amerikanë, përfshirë udhëheqësin e Senatit, Mitch Mc Connell, takuan Presidentin Zelensky në Kiev – “një sinjal i fortë” i mbështetjes së SHBA për vendin e tij, tha presidenti.
Uzina e çelikut Azovstal, bastioni i fundit i mbrojtësve ukrainas në Mariupol, mbetet nën bombardime të rënda artilerie, thanë mbrojtësit atje.
Dhe së fundi, është nata e Eurovizionit dhe Ukraina është një nga favoritët për të fituar – me ukrainasit që shpresojnë se një votë e fortë publike do të sjellë akoma më shumë vëmendje në luftën e vendit./21Media

Back to top button