Dhimbjet e kokës, për simptomat përcjellëse, pasojat dhe parandalimin tregon Dr. Myftiu

Ass. Dr. Blerim Myftiu ka deklaruar se dhimbjet e kokës në përgjithësi mund të ndahen në dy grupe.
“Kokëdhimbjet e quajtura primare janë ato ku nuk dihen saktësisht apo mjaftueshëm shkaktarët. Në këtë grup bën pjesë migrena dhe dhimbja tip tensionale – dy format më të shpeshta. Janë dhimbje zakonisht kronike, zgjasin me vite dhe çdo hulumtim radiologjik apo laboratorik nuk arrin të konstatojë një shkak të njohur.”, ka bërë të ditur ai.
Dr. Myftiu ka treguar se grupin e dytë, të quajtur sekondar e përbëjnë shkaqet që mund të shihen në imazheritë trunore apo të detektohen në analizat e gjakut. “Gjakderdhja në tru, meningjiti, sinusiti, problemet me unazat e qafës, anemia, konsumimi i pamjaftueshëm i ujit janë arsyet më të shpeshta.”, ka informuar ai.
STRESI SHKAK PER DHIMBJET E KOKES - YouTube
Dhimbjet më të shpeshta dhe të rralla të kokës
Dr. Blerim Myftiu gjatë intervistës për rtv21.tv ka theksuar se dhimbjet primare janë më të shpeshtat. Sipas tij, migrena dhe kokëdhimbja tensionale janë dhimbjet nga të cilat një në 8-10 persona vuajnë në botë. Ndërsa, dhimbjet më të rralla të kokës, sipas doktorit, janë dhimbjet që shkaktohen nga ndonjë proces tjetër në tru apo jashtë tij, hasen më rrallë.
Simptomat
I pyetur se a përcillen edhe me simptoma tjera dhimbjet e kokës dhe çfarë paralajmërojnë ato, Dr. Myftiu ka deklaruar se dhimbja mund të jetë simptoma kryesore, por shpesh ka edhe simptoma të tjera përcjellëse.
“Për shembull, migrena shpesh shoqërohet me mundimin e lukthit dhe të vjella. Po qe se krahas dhimbjes së kokës, kemi temperaturë, ethe dhe rritje të parametrave inflamatorë në gjak, atëherë kjo mund të jetë shenjë e meningjitit apo e ndonjë procesi tjetër infektiv në trup që mund të shkaktojë kokëdhimbje.”, ka potencuar ai.
Dhimbjet e Kokës: Simptomat, Diagnostifkimi dhe Trajtimi - Probleme.me
Ass. Dr. Blerim Myftiu ka deklaruar se kokëdhimbjet primare nuk ka mundësi të zhduken. Prandaj, sipas tij, nëse dhimbjet janë të shpeshta, fjala bie një herë në javë, atëherë analgjetikët e zakonshëm nuk do të ndihmojnë.
Metoda natyrale për trajtimin e dhimbjeve të kokës
Në kuadër të metodave natyrale, Dr. Myftiu për rtv21.tv ka potencuar se mund të numërohet identifikimi i faktorëve nxitës dhe shmangia nga ta. “Dihet se migrenën e nxisin pagjumësia, uria, mungesa e ujit, stresi dhe ngarkesa psikike, prandaj duhen marrë masa për shmangien e tyre.”, ka treguar ai.
Dhimbjet e kokës, shkaqet, shenjat dhe trajtimi | GAZETA SHËNDETI
Pasoja e dhimbjeve të kokës, sipas doktorit është ulja e cilësisë së jetës.
Parandalimi
Për parandalimin e dhimbjeve të kokës, Dr. Blerim Myftiu ka theksuar se shmangia e faktorëve nxitës në radhë të parë është e domosdoshme. Më pas, siç ka potencuar ai, ndërhyn mjeku me rekomandimin e barnave të përshtatshme për uljen e numrit dhe zbutjen e intensitetit të dhimbjeve.
Dhimbja e kokës - shkaqet dhe lehtësimi nga dhimbjet e forta të kokës
Këshilla
“Të adresohet mjeku në mënyrë që të gjenden arsyet e dhimbjes dhe të merret mjekimi adekuat.”, ka shtuar Dr. Blerim Myftiu./21Media

Back to top button