Ngriten akuza kundër 15 vjeçarit që vrau katër nxënës në SHBA

Një 15-vjeçar, i identifikuar si Ethan Crumbley ka vrarë katër nxënës dhe ka plagosur shtatë të tjerë, në Michigan.
Pasi u konfirmua vdekja e personit të katërt, u bën të ditura edhe akuzat kundër Ethan.
Crumbley akuzohet për terrorizëm që shkakton vdekjen, katër akuza për vrasje të shkallës së parë dhe shtatë akuza për sulm me qëllim për vrasje.
Ndërkaq, mosha e viktimave u bë e ditur se është mes 14-17 vjeç.
Policia pretendon se i dyshuari, një nxënës në shkollë, përdori një pistoletë që babai i tij e kishte blerë.
Deri më tani nuk janë bërë të ditura shkaqet që çuan deri në këtë incident që përfundoi me fatalitet./21Media

Back to top button