Ngriten sërish çmimet e disa produkteve esenciale

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) publikon Indeksin e Harmonizuar të Çmimeve të Konsumit (IHÇK) për muajin nëntor 2022
Sipas ASK-së vërehet ngritje e çmimeve të energjisë elektrike, qumësht, djath vezë e produkte tjera esenciale.
“Indeksi i tërësishëm i harmonizuar i çmimeve të konsumit ishte më i lartë, në një mesatare prej 0.3% në muajin nëntor 2022, krahasuar me muajin tetor 2022. Kjo kryesisht është shpjeguar me ngritjen e çmimeve të konsumit te nëngrupet e COICOP-it: energji elektrike (4.0%); mallra dhe shërbime për mirëmbajtjen e zakonshme të ekonomisë shtëpiake (2.2%); qumësht, djathë dhe vezë (2.1%); sheqer, reçel, mjaltë, çokollatë dhe ëmbëlsira (1.5%); kafe, çaj dhe kakao (1.2%); perime (1.1%); bukë dhe drithëra (1.0%); mish (0.9%); ujë mineral, pije joalkoolike, lëngje nga pemët dhe perimet (0.7%), me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej 0.6 për qind në IHÇK.”, thuhet në njoftimin e ASK-së.
Ndërsa, bëhet e ditur se rënie e çmimeve vërehet te nëngrupet e COICOP-it: pemë (-6.3%); veshje (-3.4%); karburante dhe lubrifikantë për pajisjet e transportit personal (-0.4%), me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej (-0.3 për qind) në IHÇK.
Indeksi i tërësishëm i harmonizuar i çmimeve të konsumit ishte më i lartë në një mesatare prej 11.6% në muajin nëntor 2022, krahasuar me muajin nëntor 2021.
“Kjo kryesisht është shpjeguar me ngritjen e çmimeve të konsumit në këtë periudhë te nëngrupet e COICOP-it: lëndë djegëse të ngurta, dru zjarri, pelet etj. (43.7%); vajra dhe yndyra ushqimore (34.4%); qumësht, djathë dhe vezë (24.7%); bukë dhe drithëra (21.9%); karburante dhe lubrifikantë për pajisjet e transportit personal (21.3%); mish (21.2%); mallra dhe shërbime për mirëmbajtjen e zakonshme të ekonomisë shtëpiake (18.5%); sheqer, reçel, mjaltë, çokollatë dhe ëmbëlsira (18.3%); prodhime të ndryshme ushqimore, salca, erëza, kripë, ushqim për fëmijë etj. (17.2%); mirëmbajtje dhe rregullim i vendbanimit (16.2%); shërbime hoteliere (11.7%); kafe, çaj dhe kakao (11.1%); gaz (11.0%); vegla dhe pajisje për shtëpi dhe kopsht (10.7%); kujdes personal (10.5%); mirëmbajtje dhe riparim i pajisjeve personale të transportit (9.7%); peshq (9.6%); perime (8.5%); shërbime për transport (8.5%); gjëra dhe pajisje të tjera rekreative, kopshte dhe manare (8.5%); pije alkoolike (7.8%); ujë mineral, pije joalkoolike, lëngje nga pemët dhe perimet (7.8%); pjesë këmbimi dhe pajisje shtesë për pajisjet e transportit personal (7.7%); mobile dhe orendi, qilima dhe mbulesa të tjera dyshemeje (6.8%); gjëra personale (6.0%); duhan (5.3%); qelqurina, takëme dhe mjete të kuzhinës (4.9%); pajisje shtëpiake (4.4%); energji elektrike (4.0%); pemë (3.6%); produkte farmaceutike (3.2%); gazeta, libra dhe materiale për zyra (2.4%); blerje e automjeteve (1.9%), me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej 11.6 për qind në IHÇK.”, thuhet në njoftim./21Media

Back to top button