Gjysmëfinalet e Superkupës së Kosovës, spikat derbi mes Yllit e Sigal Prishtinës

Sot do të zhvillohen dy ndeshje tejet interesante në basketbollin vendor, të vlefshme këto për fazën e gjysmëfinales së Superkupës së Kosovës.
Ndeshja e parë e programit të sotëm do të zhvillohet me fillim nga ora 17:00, ku Ylli do të përballet me Sigal Prishtinën.
Për ta siguruar këtë fazë, Sigal Prishtina e eliminoi Ponte Prizrenin në çerekfinale, kurse Ylli e mposhti me lehtësi Vëllaznimin me shifrat 94:77.
Po ashtu, krahas takimit mes Yllit e Sigal Prishtinës do të zhvillohet edhe përballja tjetër tejet interesante mes Pejës e Trepçës, e cila fillon nga ora 20:30.
Peja e mposhti Bashkimin në çerekfinale, kur Trepça e eliminoi Rahovecin.
Programin e plotë të ndeshjeve të sotme në Superkupën e Kosovës:
17:00 Ylli – Sigal Prishtina
20:30 Trepça – Bashkimi

Back to top button