Stano dënon incidentet e dhunshme, bën thirrje për normalizim të marrëdhënieve

Bashkimi Evropian tha se është i shqetësuar me situatën e sigurisë në pjesën veriore të Kosovës dhe dënoi sulmet dhe incidentet e dhunshme në këtë pjesë. Deklaratat e BE-së, të bëra nga zëdhënësi Peter Stano, pasuan një numër shpërthimesh në veri dhe plagosjen e një polici të Policisë së Kosovës. Stano i bëri thirrje të gjitha palëve që të tregojnë përgjegjësi dhe të shtendosin situatën.
“Përqëndrimi, sigurisht, tani duhet të jetë në normalizim të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë sepse kjo është thelbësore për rrugën evropiane për të dyja vendet dhe për qetësimin e situatës dhe shtendosjen e saj. Diçka që BE-ja dhe vendet anëtare të saj e kanë ripërsëritur, së fundmi edhe në Samitin e fundit të BE-së-Ballkani Perëndimor në Tiranë”, tha Stano./21Media

Back to top button