Ngritet aktakuzë ndaj 13 personave, keqpërdorën detyrën zyrtare dhe morën ryshfet

Sot, Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti për Krime të Rënda ka njoftuar se ka ngritur aktakuzë kundër 13 personave të pandehur me inicialet S.M., B.U., H.B., R.U.,B.B., I.H., A.B.,A.A., N.A. H.N, A.K., R.A. dhe I.Q.
Në mesin e të pandehurve, nëntë prej të akuzuarve janë persona zyrtarë- teknikë të pylltarisë dhe roje pylli pranë Drejtorisë së Bujqësisë dhe Pylltarisë, në komunën e Ferizajt.
”Sipas aktakuzës së Prokurorisë, ekziston dyshimi i bazuar mirë se të pandehurit në bashkëkryerje kanë kryer veprat penale ”Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”, ”Marrja e ryshfetit”, ”Dhënia e ryshfetit” dhe ”Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, është bërë e ditur në komunikatë.
Ndërkaq, prokurori i çështjes me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar Gjykatës që të pandehurit të shpallen fajtor dhe të dënohen sipas ligjit, për veprat penale, të cilat iu vihen në barrë./21Media

Back to top button