Ngritet aktakuzë ndaj dy personave për ”Pastrim të parasë”
Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK), ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë ndaj dy të pandehurve B.N dhe A.N për veprat penale ”Blerja, pranimi dhe fshehja e sendeve të përfituara” dhe ”Pastrimi i parasë”.
”Aktakuza kundër të pandehurit me inicialet B.N. është ngritur për shkak të veprës penale ‘’Blerja, pranimi dhe fshehja e sendeve të përfituara, ndërsa B.N dhe A.N akuzohen gjithashtu për veprën penale ”Pastrimi i parasë”’, bëhet e ditur në komunikatë.
Ngritja e aktakuzës është bërë me qëllim të parandalimit të pastrimit të parave dhe luftimit të financimit në mënyrë ilegale./21Media