Ngritet aktakuzë ndaj Hydajet Hysenit

Deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Hydajet Hysenit i është ngritur aktakuzë më 7 tetor nga Prokuroria Themelore në Prishtinë.
Lajmin për rtv21.tv e ka konfirmuar sot zëdhënësja e Prokurorisë, Laureta Ulaj, e cila ka informuar se aktakuza është ngritur në drejtim të veprës penale “Mos raportimi ose raportimi i rremë i pasurisë, i të ardhurave, i dhuratave, i dobisë tjetër materiale ose i detyrimeve financiare”.

“Referuar pyetjeve tuaja, iu njoftojmë se prokurori i çështjes, pas zhvillimit të hetimeve, më 07.10.2022, ka ngritur aktakuzë kundër H.H., në drejtim të veprës penale “Mos raportimi ose raportimi i rremë i pasurisë, i të ardhurave, i dhuratave, i dobisë tjetër materiale ose i detyrimeve financiare”, nga neni 430 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, e cila aktakuzë është proceduar për trajtim të mëtejmë në Gjykatën Themelore në Prishtinë.”, ka bërë të ditur Ulaj./21Media
Back to top button