Ngritet aktakuzë ndaj një serbi për krime lufte në Kosovë

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka ngritur sot aktakuzë në, kundër të pandehurit M. P. i nacionalitetit serb, shtetas i Republikës së Kosovës dhe poashtu i  Serbisë, për shkak të dyshimit të bazuar mirë se ka kryer veprën penale “Krimi i luftës kundër popullsisë civile”.

 “I pandehuri akuzohet se gjatë kohës së luftës në Kosovë, rreth datës 1 shtator 1998, në afërsi të Lagjes “Hoqa Mahalla”, në Prizren, ka marr pjesë në vrasjen e viktimave Reshat Daçaj, Binak Daçaj, Fatmir Bojaxhiu.”, thuhet në njoftimin e prokurorisë.

Po ashtu bëhet e ditur se kjo çështje penale tashmë i ka kaluar në kompetencë Departamentit Special të Gjykatës Themelore në Prishtinë për procedurë të mëtutjeshme, ndërkaq i pandehuri gjendet nën masën e paraburgimit deri në një vendim të ri nga ana e Gjykatës. /21Media

Back to top button