Kaloni te përmbajtja kryesore

Nikolla Todorov heqë dorë nga mandati si deputet?

TV21 nga burime brenda kuvendit mëson se Nikolla Todorov ka hequr dorë nga mandati si deputet

Prej atje thonë se ish ministri i shëndetësisë ka informuar kryetarin e kuvendit me shkrim se nuk do të jetë më përfaqësues i popullit në kuvendin e Republikës së Maqedonisë.

TV21 tentoi ta kontakton Todorovin për ta konfirmuar lajmin, por ai nuk ju përgjigj thirrjeve dhe mesazheve të gazetareve tanë.

Seanca për votimin e qeverisë së re është e caktuar për nesër, kurse mbetet të shihet se a do të jetë prezent, Nikolla Todorov./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button