Nimani: Deklaratën e Pavarësisë, e përfundova 15 minuta para orës 15:00

Artisti Shyqri Nimani, figura që ka kaligrafuar në pergamenë “Deklaratën e Pavarësisë”, sot në programin e mëngjesit “Për ditë të Mbarë” në RTV21 ka folur rreth kësaj ngjarje historike.
Nimani ka treguar se ka pasur kohë vetëm 16 orë, por ndihet i kenaqur se ka arritur ta përfundoj 15 minuta para orës 15:00 ditën e 17 shkurtit.

Shpallja e Pavarësisë së Kosovës është bërë më 17 shkurt të vitit 2008 në orën 15:39 në Kuvendin e Republikës së Kosovës. Në një mbledhje të jashtëzakonshme ku merrnin pjesë 109 deputet nga gjithsej 120, Kuvendi i Kosovës shpalli njëzëri Kosovën shtet të pavarur, sovran dhe demokratik./21Media

Back to top button