Nimic në Shkup, nuk pret kthesë të madhe në negociatat për emrin

Nimic tha se e ka shtyrë vizitën në Athinë për shkak të angazhimeve të shumta të Nikos Koxijas

Ndërmjetësuesi Methju Nimic pas takimit me ministrin e punëve të jashtme, Nikolla Dimitrov, deklaroi se në kohë të shkurtër nuk pret ndonjë kthesë të madhe në raport me negociatat për emrin.

Ai tha se e ka shtyrë vizitën në Athinë për shkak të angazhimeve të shumta të shefit të diplomacisë greke, Nikos Koxijas, por theksoi se kjo vizitë do të ndodhë gjithsesi. I pyetur se a sheh shans për progres nga ana greke rreth linjave të tyre të kuqe, Nimic tha se duhet të zgjidhet pyetja për progres nga të dyja anët, por se që të dyja anët duhet t’i dëgjojnë me kujdes pozicionet e ndërsjella./21Media

Back to top button