Nipi i Luan Krasniqit bëhet boksier profesionist

Muajin e kaluar, boksieri kosovar Luan Krasniqi në një intervistë për rtv21.tv ka treguar se rrugëtimin e tij po e ndjekin nipërit (djemtë e vëllait), të cilët ai po i përkrahë vazhdimisht. Për këtë ndihet i lumtur nipi i tij, Ardiani i cili në një intervistë për mediat gjermane ka thënë se ka pranë vetës për çdo gjë xhaxhain e tij.
Ardian Krasniqi 25 vjeçar më 4 qershor do ketë debutimin në ring. Krasniqi  ngjitet në arenë për herë të parë si profesionist gjatë një mbrëmje luftimi nga Timo Schwarzkopf.
Në një intervistë për mediat gjermane, 25 vjeçari ka thënë se me padurim po e pret këtë moment dhe se një ëndërr e tij po bëhet realitet.
“Mezi po e pres me padurim këtë moment. Një ëndërr po bëhet realitet. Nuk kam pasur asnjë vizion apo objektiv me amatorët që nga viti 2020”, tha Krasniqi.
Ardian Krasniqi e filloi boksin dymbëdhjetë vjet më parë në vitin 2010 si adoleshent./21Media

Back to top button