Nipi ia vjedh armën dhe e shet, policia arreston tre persona

Një burrë në Gjilan ka raportuar në Polici se nipi i tij ia ka vjedhur armën me shtatë fishekë.

Pas hetimeve të zhvilluara nga policia, është kuptuar se i dyshuari e ka shitur armën.

“Gjatë kontrollit në oborrin e të dyshuarit të dytë janë gjetur dhe sekuestruar një gëzhojë e pistoletës dhe 3 gëzhoja të pistoletës që dyshohet se janë shkrepur si provë gjatë ndërrimit-shitjes së pistoletave”, thuhet në raportin 24 orësh.

Po ashtu i dyshuari i dytë e ka dorëzuar armën me 4 fishekë.

Ndërsa, policia raporton se nga një i dyshuar tjetër i mitur gjatë kontrollit është gjetur dhe sekuestruar arma dhe një fishekë.

Me vendim të prokurorit tre të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje./21Media

Back to top button