Nis aksioni për heqjen e reklamave në autostradat e Kosovës

Ka filluar sot aksioni për heqjen e reklamave në të gjithë brezin rrugor të autostradave. Kjo është bërë e ditur nga Zëvendësiministri i Mjedisit dhe Planifikimi Hapësinor (MMPH), Hysen Durmishi.
Ai përmes një njoftimi në Facebook të premten ka thënë se asnjë reklame nuk do të ketë më në autostradat e Kosovës.
“Asnjë reklamë më nuk do të ketë në autoudhë të Kosovës. Sot filluam aksionin për heqjen e reklamave në gjithë brezin rrugor të autoudhëve për të vazhduar me heqjen e të gjitha reklamave në ura, mbikalime e nënkalime në të gjitha rrugët regjionale e nacionale. Tash e tutje reklamat do të vendosen vetëm në hapësirat ku i lejon ligji dhe duke respektuar kriteret e procedurat”, ka njoftuar Durmishi./21Media

Back to top button