Nis “DokuFest”, Nurkollari: Kemi numër rekord, kemi pranuar mbi 3 mijë filma

1 min read

Festivali Ndërkombëtar i Filmit Dokumentar dhe të Shkurtër, “DokuFest”, i cili mbahet në Prizren nisi sonte dhe do të zgjasë deri më 13 gusht.

Drejtori artistik i DokuFest-it, Veton Nurkollari në një lidhje të drejtpërdrejtë në emisionin “21 Gradë” të RTV21 tregoi risitë e edicionit të 21-të të festivalit.

Ai tha se ka një numër të madh të filmave, punëtorive, etj.

“Kemi një numër, mund të them ndoshta edhe rekord, do të shiqojmë edhe një herë statistikat, kemi pranu mbi 3 mijë filma nga 140 e diçka shtete”, u shpreh ndër të tjera Nurkollari.

Ai shtoi se në “DokuFest” kanë aplikuar nga çdo kontinent.

Në programin e edicionit të 21-të të “DokuFest” do të jenë 250 filma në tetë kategori garuese. “DokuFest” nisi më 5 gusht (e premte) dhe do të përfundojë më 13 gusht (e shtunë)./21Media