Dy të lënduar në aksidentin në magjistralen Gjilan-Prishtinë

Dy persona kanë mbetur të lënduar në një aksident trafiku që ka ndodhur sot rreth orës 09:00 në magjistralen Gjilan-Prishtinë, në fshatin Llabjan.

Rastin për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.

Ai ka thënë se në aksident janë përfshirë dy kamionë transportues dhe një veturë, ndërsa lëndime trupore kanë pësuar dy vozitësit e kamionëve të cilët janë dërguar në qendrën emergjente në Gjilan për tretman mjekësor.

“Sot me datë 14.04.2023 rreth orës 09:00 në magjistralen Gjilan – Prishtinë në fshatin Llabjan ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime. Nga vendi i ngjarjes patrulla e Komunikacionit rrugor njofton se të involvuar në aksident janë dy kamionë transportues dhe një veturë. Me këtë rast lëndime trupore kanë pësuar dy vozitësit e kamionëve të cilët janë dërguar në qendrën emergjente në Gjilan për tretman mjekësor. Në vendin e ngjarjes ka dalë njësiti i zjarrfikësve ku kanë ndihmuar largimin e kamionëve dhe lirimin e rrugës”, ka njoftuar Hashani.

Policia e Kosovës njësitet rajonale të komunikacionit rrugor janë në vendin e ngjarjes dhe po i hetojnë rrethanat e këtij aksidenti./21Media

Back to top button