Nis mësimi për nxënësit që kanë ngecje në arritjen e rezultateve

 

Sot ka filluar mësimi plotësues për nxënësit që kanë ngecje në arritjen e rezultateve si pasojë e pandemisë COVID-19. Mësimi plotësues po organizohet në objekte shkollore dhe do të vazhdojë deri në përfundim të vitit shkollor 2020-2021

Shumica e drejtorive komunale të arsimit i kanë dërguar në MAShTI raportet e tyre të cilat konfirmojnë se ky proces ka nisur ashtu siç është paraparë. Drejtoritë Komunale të Arsimit do të raportojnë dy herë brenda muajit për mbarëvajtjen e mësimit plotësues.

Mësimi plotësues për nxënësit që kanë ngecje në arritjen e rezultateve si pasojë e pandemisë COVID-19 po organizohet në të mirë të këtyre fëmijëve. Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë ka bërë të ditur se prioritet i tyre mbetet përmirësimi i rezultateve dhe dëmeve të shkaktuara nga pandemia.

MAShTI do të jetë në mbështetje të mësimdhënësve dhe nxënësve që ky proces të ketë sukses./21Media 

Back to top button