Nis operacioni i kërkimit të një 29-vjeçari në Shtërpcë
Forca e Sigurisë së Kosovës ka informuar sot se ka filluar operacionin e kërkimit të një 29-vjeçari të nacionalitetit serb.
FSK ka bërë të ditur se 29-vjeçari i zhdukur është nga fshati Biti e Epërme e komunës së Shtërpcës.
“Me kërkesën e Qendrës së Situatave të Qeverisë së Republikës së Kosovës, Forca e Sigurisë së Kosovës ka angazhuar Ekipet e Kërkim Shpëtimit të Gardës Kombëtare, në koordinim me Policinë e Kosovës dhe autoritetet lokale të komunës së Shterpces, kanë filluar operacionin e kërkimit të riut 29 vjeçar i nacionalitet serbë nga fshati Biti e Epërme”, është bërë e ditur në njoftim.