Nis rinumërimi i i plotë 12 vendvotimeve

 

Ka nisur rinumërimi i dymbëdhjetë vendvotimeve në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve.

Valmir Elezi nga KQZ për mediat tha se rinumërimi pritet të fillojë në ora 10:00, dhe se do të jetë rinumërim i plotë pra si për subjektet politike si për kandidatët.

Ai po ashtu tregoi se arsyeja e rinumërimit të këtyre vendvotimeve është se gjatë pranimit të materialit zgjedhor, këto vendvotimeve nuk kanë mundur të pranohen si të rregullta.

“Numërimi i një kutie të vendvotimit merr kohë deri ne 4 orë, fillimisht bëhet seleksionimi i fletëveotimeve të velfshme, të pavlefshme dhe pastaj numërohen vendvotimet për subjektet politike dhe pastaj pjesa tjetër e  që ka të bëjë për kandidatët e atyre subjekteve politike.”,  tha Elezi

Rinumërimi ishte i paraparë të fillojë sot në ora 8:30.

Vendvotimet që rinumërohen vijnë nga këto komuna: Gjakovë (1); Fushë Kosovë (1); Rahovec (1); Podujevë (3); Prizren (2); Skenderaj (1); Suharekë (1); Ferizaj (1); dhe Vushtrri (1). Kështu u bë e ditur në mbledhjen e sotme të KQZ-së. KQZ-ja në mbledhjen e sotme ka bërë të ditur se materialet e 101 vendvotimeve janë dërguar në karantinë.

Rinumërimi i 12 vendvotimeve pritet të përfundojë rreth orës 14 :00./21Media

Back to top button