Nis seanca për rishikimin e buxhetit, Bajrami kërkon nga deputetët ta votojnë

 

Kuvendi i Kosovës nis seancën e jashtëzakonshme për shqyrtimin e rishikimit të buxhetit 2020 në lexim të dytë me shmangie procedurale.

Seanca për shqyrtimin e dytë të Projektligjit nr.07/L-014 për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit nr.07/L-001 mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2020.

Për mungesë të prezencës të kryeministrit Avdullah Hoti, ministrja e Financave Hykmete Bajrami ka thëne se është e autorizuara nga Qeveria për këtë procedurë, derisa ka kërkuar nga deputetët që ta votojnë projektligjin nr.07/L-014 për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit nr.07/L-001 mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2020 në lexim të dytë.

“Për shkak të krizës që ka shkaktuar pandemia edhe shëndetësore dhe ekonomike, rishikimin e buxhetit e kemi sjellë në kuvend më datën 19 qershor prej atëherë ka kaluara një kohë e gjatë edhe pse i kuptojnë vështirësitë e organizmit të seancave për shkak të disa rasteve pozitive që ka pasur edhe nga deputetët. Mirëpo qe një kohë është bërë e pamundshme implementimi i masave dhe dala në ndihmë nga e Qeverisë qoftë për sektorin publik, qoftë për sektorin privat andaj, edhe kemi parë të arsyeshme që të thirret kjo seancë e jashtëzakonshme. Meqenëse komisionet funksionale kanë përfunduar krejt punën për rishikim të buxhetit të votohet sot buxheti në lexim të dytë, në mënyrë që të implementojmë masat e më hershme por edhe programin për rimëkëmbje ekonomike por edhe për investimet ekstra që janë paraparë në sektorin e shëndetësisë”, theksoi Bajrami.

Ndërsa, shefi i GP të VV-së Rexhep Selimi ka kritikuar kryeministrin Avdullah Hoti për thirrjen e kësaj seance të jashtëzakomshme, derisa vet kryeministri nuk merr pjesë në seancë.

Deputeti Selimi shprehet se GP i VV-së për buxhetin do të jetë i përmbajtur.

Ndërsa, shefi i GP të LDK-së Arben Gashi ka thënë se ky Grup e përkrah kërkesën e kryeministrit që ka ardhur edhe në dakordim edhe me Kuvendin e Kosovës.

Po ashtu edhe shefi i GP të PDK-së Bedri Hamza, tha se bazuar në situatën në të cilën gjendet vendi dhe rëndësinë e këtij dokumenti, PDK-ja e mbështet.

Projektligji për rishikimin e buxhetit 2020 ishte proceduar nga qeveria në Kuvend më 19 qershor.

Back to top button