Nis shqyrtimi publik për Hartën Zonale Komunale në Gjakovë

Komuna e Gjakovës përkatësisht drejtoria për Urbanizëm dhe Mbrojte të Mjedisit, prej sot e ka hapur shqyrtimin publik për Hartën Zonale Komunale.
Sipas njoftimit, në hapje të këtij takimi ka marrë pjesë edhe kryetari i komunës së Gjakovës Ardian Gjini, i cili mes tjerash ka thënë se miratimi i këtij dokumenti tejet të rëndësishëm të planifikimit, do të ndihmojë jo vetëm në zgjidhjen e shumë problemeve në sektorin e ndërtimit, por do të ketë ndikim të madh edhe në zhvillimin e gjithmbarshëm të komunës së Gjakovës.
Ndryshe, shqyrtimi publik i Hartës Zonale Komunale do të qëndrojë i hapur deri me 22 mars 2023, në dy terminë, 10:00 – 12:00 dhe 13:00 – 16:00 çdo ditë pune në ambientet e komunës së Gjakovës.

Back to top button