Nis takimi i Kurtit me ndërmjetësuesit evropianë

Ka filluar takimi mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, me Përfaqësuesin e Lartë të BE-së për politikë të jashtme Josep Borrell e emisarin e BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak.

Para Kurtit, ata kanë takuar presidentin serb, Aleksandar Vuçiq.

Pas përfundimit të takimit me Kurtin, të njëjtët pritet të kenë një takim të përbashkët.

Back to top button