Nis takimi Kurti-Vuçiq
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka mbërritur në vendin ku do mbahet takimi i nivelit të lartë të dialogut Kosovës-Serbi me ndërmjetësimin e BE-së
Ekipi i RTV21 nga Brukseli raporton se Kurti në ndërtesën ku mbahet takimi ka hyrë përrmes një hyrje alternative nga parkingu nëntokësor ku mediat e pranishme nuk kanë pasur qasje. Por këtë e ka konfirmuar për RTV21 kabineti i Kurtit që gjendet atje.
Sipas tyre, takimi ka filluar dhe pritet të zgjatë rreth një orë./21Media
Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?