Nis zbatimi i vendimit për targat

Policia shqiptoi rreth 50 fletë-qortime,kurse 24 automjete janë regjistruar me targa RKS
Vendimi i masës shkallëzuese për targat filloi të zbatohet pa telashe. Policia e Kosovës shqiptoi 50 fletë-qortimet e para për pronarët e makinave me targat ilegale ndërkohë që bëhet e ditur se deri më tani 24 automjete janë regjistruar me targa RKS. Qytetarët serbë shprehin mendime të ndryshme. Disa prej tyre thonë se nuk do ta zbatojnë vendimin e qeverisë së Kosovës, por do ta dëgjojnë presidentin e Serbisë./21Media

Back to top button