Presidenti amerikan kritikon komentet e ish-rivales së tij demokrate

Tramp tha se është i rrejshëm edhe rrëfimi për lidhjet e tij me Rusinë

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tramp, ka kritikuar komentet e rivales së tij demokrate në zgjedhjet presidenciale, Hillari Klinton.

Ai e kritikoi atë për shkak të komentit, në të cilin Klinton për humbjen e saj në zgjedhje fajësoi FBI-në, Rusinë dhe urrejtjen ndaj femrave.

Tramp, në porosinë e publikuar në llogarinë e tij në Twiter, shkroi se drejtori i FBI-së, Jim Comey, është gjëja më e mirë që ka mundur ti ndodh Hillarit, pasi që ai sipas tij ja ka hapur dyert Klintonit që të kryej shumë vepra të këqija.

Presidenti amerikan gjithashtu shkroi se është i rrejshëm edhe rrëfimi për lidhjet e tij me Rusinë, duke theksuar se demokratët këtë e kanë shfrytëzuar si arsyetim për humbjen e tyre në zgjedhje.

Klinton, gjatë një tubimi kushtuar femrave në Nju Jork, tha se ajo e merr përsipër përgjegjësinë për humbjet në zgjedhje, por shprehu gjithashtu bindjen e saj se humbjes së saj i kanë kontribuar edhe vendimet kundërthënëse të FBI-së, përzierja e Rusisë dhe urrejtja ndaj femrave.

Ish-kandidatja e demokratëve pranoi se ka bërë gabime, por gjithashtu tha se beson fuqishëm në atë se zgjedhjet i ka humbur për shkak të gjërave që ndodhën gjatë 10 ditëve të fundit të fushatës./21Media

Back to top button