Nisën supersfidat e Ligës së Kampionëve, ballafaqohen gjigantët evropian

Kanë nisur gjashtë ndeshjet e kësaj mbrëmjeje në kuadër të Ligës së Kampionëve.
Janë sfida të jashtëzakonshme ku ballafaqohen disa nga skuadrat më të mëdha evropiane.
Vëmendja do të jetë në dy stadiume. Në “Anfield Road” aty ku ballafaqohen Liverpooli me Milanin dhe në “Giuseppe Meazza”, ku ballafaqohen Interi me Real Madridin.
Sfidat tjera interesante janë:
Atletico Madrid-Porto
Club Burgge-PSG
Manchester City-RB Leipzig
Sporting-Ajax.
Ndërkohëm janë mbyllur dy sfidat e mëhershme ku Borussia Dortmundi e mposhti Besiktasin me rezultat 2-1 dhe Sherif Tiraspoli që befasoi, duke e mposhtur Shakhtar Donetskin.

Back to top button