​Nisin dy ndeshjet e Ligës së Kampionëve

Kanë nisur tashmë dy ndeshjet e kësaj mbrëmjeje në kuadër të Ligës së Kampionëve, të vlefshme për fazën 1/8 të kësaj gare.
Në stadiumin “Deutsche Bank Park”, Napoli me liderin Amir Rrahmani do të luajnë si mysafir të gjermanëve të Eintracht Frankfurt me synimin që formën e mirë nga kampionati italian ta tregojnë edhe në garën më prestigjoze evropiane.
Sfida tjetër dhe e cila padyshim se do ta marr vëmendjen më të madhe është ajo e cila zhvillohet në stadiumin “Anfield Road”, aty ku do të ballafaqohen gjiganti anglez, Liverpooli me atë spanjoll, Real Madridin.
Të dy ndeshjet kanë nisur nga ora 21:00.

Back to top button