Nisin homazhet për regjisoren Burbuqe Berisha
Kanë filluar homazhet në nderim të regjisores tashmë të ndjerë, Burbuqe Berishës brenda Teatrit Kombëtar të Kosovës. Homazhet kanë filluar në orën 12:00 dhe do mbahen deri në 14:00.
Para fotografisë së ish-drejtoreshës së TKK-së në hyrje të Teatrit Kombëtar janë vënë disa buqeta me lule nga familjarët e të pranishmit e tjerë.

Regjisorja Burbuqe Berisha ka vdekur dje në moshën 51 vjeçare, në ambientet e Ministrisë së Kulturës. Regjisorja Berisha ishte lindur në Shkup, ndërsa shkollimin fillor dhe të mesëm i kishte kryer në Prishtinë. Studimet për regji filmi i kishte kryer në Fakultetin e Arteve të Universitetit të Prishtinës./21Media
Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?