Lideri i opozitës hungareze: Nëse bëhem kryeministër do ta ekstradoj Gruevskin

Lideri i Lëvizjes qytetare “Hungaria e të gjithëve” (MMM) dhe kandidat i opozitës së bashkuar hungareze për kryeministër Peter Marki – Zaj deklaroi se nëse fiton në zgjedhjet parlamentare pranverën e ardhshme, planifikon t’i ekstradojë në shtetet e tyre ish kryeministrin e Maqedonisë së Veriut Nikola Gruevski dhe biznesmenin jordanez Zaif Nafa, të cilët kanë azil në Hungari.
Marki-Zaj, në një postim në Tuiter theksoi se bëhet fjalë për “emigrantë kriminalistik të banuar nga (partia) FIDES” e kryeministrit hungarez aktual Viktor Orban.


Ish-kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Nikola Gruevski mori azil në Hungari në vitin 2019, prejse para tre vjetëve u largua nga vendi pas gjykimi të shqiptuar për vuajtje të dënimit me burg./TV21

Show More
Back to top button