Nisin procedurat për mbylljen e “Cambridge Kids”

Pas rrahjes së fëmijës në kopsht

Pas skandalit në kopshtin “Cambridge Kids” , Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit njofton se ka filluar procedurat për mbylljen e kopshti.

“ Inspektorati ka konstatuar se i ashtuquajturi kopshti në fjalë nuk është i licencuar nga ana e MAShTI-t dhe nuk figuron as në listën e kërkesave për licencim. Për këtë qëllim, në përputhje me kompetencat ligjore , Inspektorati menjëherë ka filluar procedurat për ndaljen e ushtrimit të veprimtarisë së këtij institucioni derisa i njëjti të pajiset me licencë përkatëse në MAShTI. “, thuhet në komunikatën e MASHTI-t./21Media

Back to top button