Nisma Socialdemokrate ka kërkuar nga qytetarët që mos u besohet Exit polleve. Sipas këtij subjekti besimi i qytetarëve për ta është rritur.

Prandaj, ftojmë komisionerët dhe vëzhguesit e NISMËS që të bëjnë punën e tyre deri në numërimin e votës së fundit!Sipas informatave tona nga njerëzit tanë në teren, besimi për Nismën Socialdemokrate është rritur nga qytetarët e vendit, prandaj është shumë e rëndësishme që besimi i qytetarëve i dhënë përmes votës të lexohet drejtë dhe të mos cenohet nga askush.”, thuhet ndër tjerash në reagimin e Nismës.

Sipas Exit polleve të publikuara në media del që ky subjekt politik nuk ka kaluar pragun./21Media