Sipas rezultateve të Exit Polleve Vetevendosje fiton zgjedhjet

 

Exit polli i RTV Dukagjinit ka nxjerrë fituese Lëvizjen Vetëvendosje me 55 deputetë. Pas Lëvizjes Vetëvendosje vijnë PDK me 20 deputetë, LDK me 17 deputetë, AAK me 8 deputetë dhe 20 vende janë të rezervuara për deputetë e komuniteteve jo-shumicë.

Pas mbylljes së qendrave të votimit, RTV Dukagjini ka publikuar një exit poll ku nuk janë të përfshira votat nga diaspora dhe votat me kusht.
Exit poll-i është realizuar nga UBO Consulting me porosi të RTV Dukagjinit.

Këto janë rezultatet e Exit Pol të Kanal 10

Sipas Exit Poll, të prezantuar nga Instituti “Gani Bobi” dhe “Albanian Post”, në TV Kanal 10, japin këto rezultate.

E para del të jetë Lëvizja Vetëvendosje me 53 për qind të votave.E dyta del të jetë Partia Demokratike e Kosovës me 20 për qind të votave.
E treta Lidhja Demokratike e Kosovës me 17 për qind.E katërta është Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës del të jetë në 7 për qind.
Nisma Socialdemokrate me 2 për qind, që I bie se nuk e kalon pragun zgjedhor.Të tjerat del te jetë në 1 për qind.Exit Poll, nuk përfshinë votat e partive politike minoritare.

Këto janë rezultatet e Exit Pol të Klan Kosova

Sot në Kosovë janë mbajtur zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare.

Në listën e votuesve janë gjithsej 1.794.862 votues.Në të gjithë territorin e Kosovës janë 888 qendra të votimit me gjithsej 2 mijë e 382 vendvotime.Zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare kanë ardhur si rezultat i vendimit të Gjykatës Kushtetuese, e cila ka urdhëruar mbajtjen e zgjedhjeve të reja pasi ka konsideruar se zgjedhja e Qeverisë së Avdullah Hotit ishte bërë me shkelje ligjore.

Këto janë rezultatet e Exit Pol të Kohës

Lëvizja Vetëvendosje pritet të fitojë më shumë se 50 për qind të votave të qytetarëve që kanë shfrytëzuar të drejtën e tyre për votë.

Përkthyer në ulëse në Kuvendin e Kosovës, VV-ja pritet të fitojë 58 deputetë. Në përqindje, VV-ja do të ketë 50.7 për qind të votave.

Partia Demokratike e Kosovës dhe Lidhja Demokratike e Kosovës janë në garë të ngushtë për pozitën e dytë. PDK-ja, sipas projeksionit, pritet të dalë e dyta me 15.4 për qind, ndërsa LDK-ja e treta me vetëm 0.3 për qind më pak. Sipas kësaj, të dy partitë do të kenë nga 17 ulëse në Kuvend.

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës do të jetë po ashtu pjesë e Kuvendit. Ajo pritet të marrë 6.8 për qind të votave, apo 8 deputetë.

Nisma Socialdemokrate, sipas projeksionit të KOHËS, nuk e ka kaluar pragun, pasi ka marrë më pak se 3 për qind të votave.

Back to top button