Nisma Socialdemokrate mban Kuvendin Zgjedhor

 

Nisma Socialdemokrate do të mbajë sot Kuvendin Zgjedhor. Ky Kuvend Zgjedhor, ku do të zgjedhet kryetari i partisë dhe Këshilli Kombëtar, do të mbahet në Prishtinë, duke filluar nga ora 13:00.

Fatmir Limaj ishte zgjedhur kryetar i Nismës Socialdemokrate në vitin 2016.

Ai u zgjodh në krye të kësaj partie pas një votimi të fshehtë të delegatëve të saj.

Limaj kishte marrë vetëm 15 vota kundër, nga 520 delegatët që morën pjesë në votim, ndërsa 3 prej këtyre votave ishin të pavlefshme.

Back to top button