Erdogan përuron xhaminë e diskutueshme në Stamboll

 

Presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan ka përuruar një xhami në sheshin Taksim në Stamboll, planet për të cilat ndezën një valë protestash në vitin 2013.

Mijëra njerëz morën pjesë në ceremoni, me disa që luteshin në shesh sepse xhamia ishte plot, transmeton rtv21.tv.

Xhamia shfaqet dukshëm pranë një hapësire publike që tradicionalisht shihet si një simbol i republikës laike turke.

“Xhamia Taksim tani zë një vend të shquar midis simboleve të Stambollit,” tha Erdogan pasi tha lutjet e së premtes në vend. “Dashtë Zoti, do të qëndrojë deri në fund të kohës”.

Ai gjithashtu u tha turmave se ndërtimi i xhamisë ishte një fitore ndaj protestuesve që kishin kundërshtuar sheshin Taksim të kishte ndonjë lloj toni fetar, duke shtuar se “asgjë nuk mund ta ndalojë këtë iniciativë tani”.

Erdogan fillimisht foli rreth dëshirës së një xhamie në Sheshin Taksim kur ai ishte kryetari i Bashkisë së Stambollit në vitet 1990.

Adhuruesit në vend vlerësuan xhaminë e re, e cila ndërthur tiparet osmane me modelin bashkëkohor dhe është në gjendje të strehojë rreth 4,000 njerëz.

Ndërsa, Turqia është një vend me shumicë myslimane, kritikët e kanë akuzuar Erdoganin për përpjekje aktive për të zhvendosur bazën laike të Turqisë.

Planet në vitin 2013 për të ndërtuar xhaminë në Parkun Gezi të Stambollit, në zonën e Sheshit Taksim, ndezën një valë protestash, si në qytet, ashtu edhe protesta të solidaritetit në të gjithë botën.

Por, ajo që filloi si një demonstratë kundër rizhvillimit të zonës shpejt u kthye në një shprehje më të gjerë të zemërimit kundër politikave të qeverisë dhe atë që ata e panë si autoritarizmin në rritje të Erdoganit./21Media

Back to top button