Nismë e mbarë e Dardanëve U17 në kualifikimet për Evropianin “Izraeli 2022″
Ekipi i Kosovës U17 dhe ai i Austrisë U17 kanë zhvilluar sot ndeshjen e parë kualifikuese të fazës së grupeve për Kampionatin Evropian “Izraeli 2022”, ku Kosova fitoi me rezultat 1:0 ndaj Austrisë.
Kjo ndeshje është e vlefshme për grupin 9 e cilat luhet në Austri, pjesë e të cilit janë edhe Ishujt Faroe e Sllovenia
Një ditë më parë Kosova u nis drejt Austrisë, e duke filluar nga sot, 6 tetor e deri më 12 tetor do t’i zhvillojë ndeshjet kualifikuese për “Izraeli 2022”.
Ndeshja e dytë e Kosovës do të jetë ajo me Slloveninë e cila do të zhvillohet më 9 tetor, në orën 11:00, në Lindabrunn, më pas më 12 tetor kundër Ishujve Faroe, në orën 15:30./21Media