Nitaj: Koalicioni me PDK-në nuk ka qenë ndoshta zgjidhja më e mirë!

Nitaj ka folur rreth koalicionit të PDK-AAK-Nisma

I nominuari për deputetë nga radhët e AAK-së, Muharrem Nitaj në “Click” të RTV21 ka thënë se koalicioni mes PDK-AAK-Nisma më të nominuar për kryeministër, Ramush Haradinaj nuk ka qenë zgjidhja ndoshta më e mira apo përfekte mirëpo ka qenë zgjidhja e vetme e mundshme në raport me situatën e krijuar politike në vend, shkruan rtv21.tv

Nitaj po ashtu ka thënë se Kosova është përballë një ngërçi dhe pafuqie totale politike për t’i shtyer disa procese përpara dhe për t’i marrë disa vendime që janë jetike dhe në situatë të tillë është vlerësuar se ka qenë i domosdoshëm bashkimi i këtyre forcave politike për të krijuar një fuqi politike që ka vizion që se si duhet qeveria t’i qaset problemeve të ardhshme./21Media

Back to top button