Nitaj: KQZ duhet të revokojë vendimin për votuesit jashtë Kosovës

 

Nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Muharrem Nitaj, ka thënë se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve duhet të revokojë vendimin e sotëm për votuesit jashtë Kosovës.

Nitaj ka thënë se vendimi i KQZ-së që votuesit të verifikohen me telefon është kundërligjor e kundërkushtetues.

“Asnjë normë ligjore në botë nuk i obligon njerëzit të kenë telefon, e aq me pak që permes telefonit ta fitojnë një të drejtë kushtetuese! KQZ duhet që menjëherë ta revokojë vendimin e sotëm!”, ka shkruar Nitaj në Facebook.

KQZ duhet te revokoje vendimin e sotem!

Vendimi i KQZ qe votuesit te verifikohen me telefon eshte kunderligjor e…

Posted by Muharrem Nitaj on Monday, 11 January 2021

 

Pas vendimit të mbledhjes së fundit të KQZ-së për verifikimin e votës së mërgatës kanë reaguan përfaqësues të organizatave jo qeveritare nga diaspora. Për RTV21 thanë se ky vendim i KQZ-së është pengesë dhe padrejtësi shtesë ndaj votuesit. / 21Media 

Back to top button