Nitaj: SHBA dhe BE në ditët që vijnë do ta na mirëkuptojnë për taksën ndaj Serbisë

“Miqësia e Kosovës me Shtetet e Bashkuara të Amerikës është shumë më e madhe se sa një taksë”

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e grupit parlamentar të AAK-së, Muharrem Nitaj  në emisionin debatues  “Click” të RTV21, ka thënë se vendosja e taksës 100% ndaj produkteve të Serbisë ka qenë vendim i drejtë.

“Konsiderojmë se taksa ka qenë një vendim i drejtë dhe absolutisht nuk e justifikojë me paralajmërime dhe me rreziqet që mundohen t’i sponsorizojnë disa grupe duke thënë që kjo po rrezikon miqësinë e Kosovës me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, nuk është e vërtetë. Realisht miqësia e Kosovës me Shtetet e Bashkuara të Amerikës është shumë më e madhe se sa një taksë është shumë ma e gjatë se sa pakënaqësi eventuale e kujdoqoftë në raport me këtë taksë”, ka thënë Nitaj.

Ai ka thënë se shpreson që në ditët që vijnë, javët që vijnë do të ketë një mirëkuptim shumë më të madh në Uashington dhe në Bruksel sa i përket taksës.

“Unë besoj fuqishëm që ata do ta kuptojnë që Kosova nuk mund të heq dorë nga taksa dhe Kosova nuk mund të pranoj kushtëzim të Serbisë për fillimin e dialogut. Faktikisht edhe  Shtetet e Bashkuara të Amerikës edhe Bashkimi Evropian duhet t’i bëjnë presion Serbisë dhe të kërkojë që ajo të ulet në tavolinën e negociatave duke mos përjashtuar asnjë temë qoftë edhe taksën në takimin e parë eventual që do ta kenë”, ka thënë Nitaj./21Media

Back to top button