“Çdo parti që pretendon të vij në Qeveri, duhet të jetë e përfshirë në platformën për dialog”

Nitaj: Platforma mund të ketë defektet e veta, unë nuk e mbrojë se nuk është as Bibël as Kuran

Ekipi shtetëror për bisedimet me Serbinë e ka miratuar sot platformën pas sugjerimeve të marra edhe nga udhëheqësit e shtetit. U tha se kjo platformë është e bazuar në kushtetutën e vendit dhe mbron interesat e Kosovës.

Deputeti nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Muharrem Nitaj deklaroi që çdo parti që dëshiron të vij në Qeveri, duhet të jetë e përfshirë në platformën për dialog.

Unë besojë që kjo platformë mund të ketë defektet e veta, unë nuk e mbrojë se nuk është as Bibël as Kuran, po unë këtë platformë e shoh si dokument zyrtarë të shtetit të Kosovës që nesër ose pasnesër do ta marrë votën e Kuvendit. Prandaj, roli i partive që pretendojnë me ardh në Qeveri, në qeverisje të këtij vendi duhet të jetë i përfshirë nëse ata dojnë të prodhojnë një platformë, e cila ndoshta nesër do të ju përshtatej më shumë sesa që është kështu siç është.”, deklaroi Nitaj.

Platforma e dialogut do të dorëzohet nesër në Kuvend./21Media

Back to top button