VV: Kontributi jonë në dialog ka qenë i vazhdueshëm, kemi jap kritika

Sipas Nagavcit, opozita ka dhënë vërejtje për çështje të rëndësishme duke paraqitur edhe alternativa

Deputetja e Kuvendit të Republikës së Kosovës nga radhët e Vetëvendosjes, Arbërie Nagavci në emisionin debatues “Click” të RTV21, tha që opozita po kontribuon në dialogun me Serbinë, përmes kritikave.

“Bashkë me subjektin tjetër opozitar me Lidhjen Demokratike të Kosovës, ne i kemi paraqitur tashmë qëndrimet tona dhe kontributi i jonë ka qenë i vazhdueshëm. Ne gjithmonë kemi jap kritikat dhe është gabim kjo që po provohet tash të thuhet që opozita duhet të bëhet pjesë e gjithë ekipit dhe të jemi të gjithë bashkërisht.”, tha Nagavci.

Deputetja gjithashtu tregoi që roli i opozitës është të ketë një kritikë konstruktive dhe sipas saj, opozita këtë e ka bërë vazhdimisht.

“Roli i opozitës është që të ketë një kritikë konstruktive dhe ne këtë e kemi bërë, kemi jap vërejtjet tona për çështjet shumë të rëndësishme duke paraqitur edhe alternativat tona.”, deklaroi Nagavci./21Media

Back to top button