Njazi Thaçi e quan politik shkarkimin nga posti i kryeshefit të KEK-ut

Thaçi u shpreh se do të ndjekë rrugë ligjore

Ish- Drejtori i Korporatës Energjetike të Kosovës Njazi Thaçi sot është deklaruar pas shkarkimit të tij nga pozita e udhëheqësit të kësaj koorporate.

Thaqi përmes një postimi në “Facebook” ka thënë se ka pasur një gjendje jo të mirë shëndetësore, ndërsa nuk ka komentuar shkarkimin e tij duke e konsideruar politike dhe me qëllime të ulëta.

“Sa i përket zhvillimeve qe kanë ndodhur në Korporatë nuk do i komentoj sepse nuk është në natyrën time. Konsideroj se janë politike, me qëllime të ulëta dhe pa asnjë bazë ligjore”, ka shkruar Thaçi duke shtuar se do të ndjekë rrugët ligjore.

Ai ka shkruar se në KEK gjithmonë ka dominuar interesi i përgjithshëm dhe fryma kolektive.

“Jam shumë i lumtur qe pavarësisht shqetësimeve dhe turbulencave nga jashtë e brenda keni treguar disiplinë dhe përgjegjësi të lartë. Mbi çdo interes individual e grupor në KEK gjithmonë ka dominuar interesi i përgjithshëm dhe fryma kolektive. Kjo është dëshmi e rezultateve të jashtëzakonshme qe kemi arritur në tejkalimin e të gjitha caqeve. Kompania publike me përformancën me të mirë në nivel vendi dhe me arritjen e profitin më të lartë dhe rekord në tri vitet e fundit”, ka shkruar tutje ai.

Në mbledhjen e 23 prillit, Qeveria në detyrë ka shkarkuar edhe disa borde, përfshirë këtu bordet e drejtorëve në Ndërmarrjen Publike Qendrore “Korporata Energjetike e Kosovës”./21Media

Back to top button