Një 17-vjeçar i dyshuar për vrasjen në Ferizaj
I dyshuari është në fazën e intervistimit
Një 17 vjeçar është arrestuar si i dyshuar për vrasjen e një 25-vjeçari sot në Ferizaj.
“Pas hetimeve fillestare, hetuesit policor kanë arrestuar një person të dyshuar lidhur me kët rast dhe njhërit është gjetur dhe konfiskuar arma me të cilën dyshohet se është kryer vepra”, bëhet e ditur në komunikatën e policisë.
Në vendin e ngjarjes, siç bëhet e ditur ka dalur edhe Prokurori i Shtetit dhe me urdhër të tij trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për obduksion, ndërsa i dyshuari(Sh.R. 17 vjeçar) është në fazën e intervistimit.