Një 18 vjeçare sulmohet fizkisht nga një burrë në Ferizaj

Policia e Kosovës ka arrestuar një person pasi që dyshohet se ka sulmuar një 18 vjeçare më 9 janar rreth orës 13:50 në rrugën “Zenel Hajdini”, në Ferizaj.
“Në lidhje me këtë policët e rendit e më pas edhe policët hetues të stacionit në Ferizaj i kanë marrë veprimet e nevojshme, kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë arrestuar personin N.K ( M/K) i moshës 22 vjeçar, i cili shkak i një mosmarrëveshje e kishte sulmuar personin F.A ( F/K) e moshës 18 vjeçare.”, thuhet në komunikatën e policisë.
Më tej, bëhet e ditur se i dyshuari është shoqëruar në stacionin e policisë në Ferizaj dhe pas intervistimit, me vendim të prokurorit kujdestar nga Prokuroria Themelore në Ferizaj dërgohet në mbajtje për 48 orë, për procedura të mëtejme hetimore, ndërsa rasti është cilësuar ” Sulmi’’./21Media

Back to top button